Agjencia e lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se në përbërjen e re të kabinetit qeveritarë pas rekonstruimit të parë të qeverisë Zaev posti i zv.ministrit të shëndetësisë pritet t’i takojë BDI-së, shkruan Zhurnal.mk.

Në këtë post, Agjencia e lajmeve Zhurnal nga burime partiake mëson se pritet të delegohet mjeku i njohur Asim Musa si kuadër të degës së Strugës si kuadër i BDI-së.

Urologu i njohur nga Struga, njëherit edhe ish drejtor i Institutit të Nefrologjisë dhe tashmë drejtor i Klinikës së përgjithshme të Strugës pritet të propozohet si zv.ministër në dikasterin e shëndetësisë.