Sergei Çemezov, ish-bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Putin në rininë e tij, atëherë kur shërbenin për KGB-në dhe jetonin në Drezden, në Gjermaninë Lindore, ka bërë të ditur automjetin e tij.

Bëhet fjalë për një Lada 1600, ose siç njihej ndryshe VAZ-2106.

“Në RDGJ-në e atëhershme të dominuar nga veturat Trabant dhe Ëartburg, VAZ-2106 ishte si Mercedesi i sotëm”, tha Chemezov.

Kjo autoveturë i përket viteve ’80 (Putin e përdori nga ’85 deri në ’90) dhe përbën kuriozitet fakti se si lloj është prodhuar për 30 vjet me radhë, nga viti 1976 deri në vitin 2006.