Në veprimin e thjeshtë të mbërthimit të këmishës, ka një mister të vjetër që askush duket se nuk mund ta shpjegoj.

Nuk ka një arsye të vërtetë praktike pse kopsat e veshjeve për gra janë në të majtë dhe të veshjeve të burrave në të djathtë, por kjo është vendosur që në vitet 1850.

Ja një varg i arsyeve të mundshme për të kënaqur kureshtjen tuaj.

Për shkak të ushqimit me gji

Një teori thotë që duke qenë që shumica e njerëzve përdorin më mirë dorën e djathtë dhe gratë i mbajnë zakonisht në krahun e majtë fëmijët, duke i pasur kopsat në të majtë, e kanë më të lehtë ta zbërthejnë këmishën për t’i dhënë gjoks fëmijës, me dorën e lirë.

Për shkak të qëndrimit në kalë

Duke qenë që gratë tradicionalisht i hipin kalit anash, në të djathtë, duke i pasur kopsat në të majtë, do minimizonte hyrjen e ajrit brenda palltos gjatë kalërimit.

Sepse gratë e klasave të larta nuk visheshin vetë

Kjo është, më e përmendura, ndër arsyet e pozicionimit në të majtë të kopsave të grave.

Gratë e pasura me shoqëruese që i ndihmonin të vishinin fustanin, i kishin kopsat në të majtë, që shërbyesja ta kishte më të lehtë t’i mbërthente me dorën e djathtë.

Ka disa dyshime për këtë teori, një blogger i historisë së modës thotë që edhe burrat janë veshur nga shërbyesit në shekullin e 17-të dhe të 18-të.

Ndërkohë, kopsat janë të rralla në veshjen e grave deri në shekullin e 18-të dhe vetëm pas vitit 1860 filluan të shfaqeshin në të majtë për gratë, të paktën 100 vjet pasi shërbyeset e tyre nisën të kishin edhe këtë detyrë. Diçka tjetër për t’u zgjidhur: pse do të përshtasnin veshjet, njerëzit e klasës së lartë, për hir të shërbyesëve?