Abdulla Mehmeti

Fëmijët e lindur sipas përkatësisë etnike të prindërve, në bazë të të dhënave zyrtare të Entit Republikan të Statistikës, për vitin 2012 jepet kjo pasqyrë:

Maqedonas: 11 995 Macedonians
Shqiptarë: 8 035 Albanians
Turq: 1 092 Turks
Rom: 1 552 Roma
Vlleh: 2 37 Vlach
Serbë: 125 Serbs
Boshnjakë: 251 Bosniaks
Përkatësi tjetër etnike: 481 Other ethnic affiliation and unknown

Këto të dhëna statistikore nuk janë plotësisht të besueshme, duke marrë parasysh manipulimet permanente të këtij Enti, sidomos në lidhje me numrin e shqiptarëve, megjithatë, numri i shqiptarëve edhe sipas këtyre të dhënave, sigurisht të zvogëluara, është mbi 35%, duke mos llogaritur numrin e fëmijëve të lindur të familjeve shqiptare që jetojnë në vendbanimet ku ata janë pakicë në krahasim me popullsinë tjetër joshqiptare, ku për shkak të sigurisë dhe ekzistencës së mëtejme në këto vendbanime nuk e deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. Po ashtu, në këtë përqindje nuk janë përfshirë edhe fëmijët e familjeve shqiptare të besimit ortodoks, të cilët llogaritet se përbëjnë 5-7 % në nivel të shtetit.

Me manipulimin e zgjedhjeve, falsifikimin perfid të tyre, me pëlqimin edhe të subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni, sidomos në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016, sipas numrit të mandateve të fituara të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë, përfshirja e shqiptarëve mezi arrin në 16,6%, ose më pak se gjysma e popullsisë shqiptare, të cilën pretendojnë se e përfaqësojnë këto subjekte politike!

* * * (Ky shkrim është pjesë e një analize më të plotë)

(21 shkurt 2017)