Cristiano Ronaldo do të largohet prej Real Madridit, raporton gazeta portugeze A Bola.

Historia po përsëritet. Është disi ciklike, por në çdo rast zyrtarët madrilen nuk shqetësohen.

Për më tepër, ata e dinë se sapo të arrijnë qëllimet, sot ata kanë një mundësi të madhe kundër Atletikos, gjithçka do të kthehet në vendin e vetë. Kjo qetësi bazohet në tre pika.

E para është mungesa e ofertave prej 1 miliard eurove, aq sa është klauzola e largimit të lojtarit dhe dëshira e portugezit për të vazhduar me fitimin e titujve. Real Madrid dhe CR7 nënshkruan një kontratë nëntorin e kaluar, të vlefshme deri në vitin 2021.

E dyta ka të bëjë raportet mes Jorge Medezit, menaxherit të lojtarit, me Los Blancos. Deri më tani, raportet mes dyja palëve kanë qenë korrekte dhe asnjë futbollistë nën menaxhimin e portugezit nuk është larguar prej klubit pa dëshirën e Realit.

Dhe si e fundit, por jo për nga rëndësia është edhe jeta familjare e Ronaldos. Ai gjithmonë ka thënë se shtëpia e dytë e futbollistit është qyteti i Madridit. Gjithashtu edhe ndikimi i nënës, e cila preferon të jetojë në kryeqytetin spanjoll para qyteteve të tjera evropiane shkaku i afërsisë me vendlindjen, Portugalinë.

Ndryshe, Ronaldo është shkruar se ka mosmarrëveshje me disa prej bashkëlojtarëve, mes të tjerash me kapitenin Sergio Ramos, por të cilat i hodhi poshtë trajneri Zinedine Zidane. /Telegrafi/