Aeroplani luftarak i NATO-s F-16 fluturoi shumë pranë aeroplanit në të cilin ishte ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, mbi detin Baltik, i cili ishte i shoqëruar nga aeroplanët ushtarakë rusë.

Aeroplanët rus Su-27 kishte vendosur të shoqëronte aeroplanin e Shoigut pas reagimit të aeroplanëve të NATO-s.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, aeroplanët e NATO-s përkundër që Ministri i Mbrojtjes fluturoi mbi ujërat neutrale e ngacmuan atë, thanë zyrtarët rusë.

Rusia dhe SHBA po akuzojnë njëra tjetrën për spiunazh, por edhe po drejtojnë mesazhe tek njëra tjetra që të mos provokojnë për incidente.