Ballina Gastronomi Ja si të gatuani pulë të pjekur në folie alumini

Ja si të gatuani pulë të pjekur në folie alumini

Përbërësit

8 kofshë pule

80 gr oriz

3 karrota mesatare

400 gr presh

gjysmë xhenxhefil

rozmarine

kripë

Biber i zi

vaj vegjetal

Hapat

Së pari kofshët i marinojmë me vaj vegjetal, kripë, biber të zi, xhenxhefil dhe i lëmë mënjanë të qëndrojnë së paku gjysmë ore.

Në anën tjetër i premë karrotat, patatet dhe preshin, të gjitha i vendosim në një enë ku shtojmë edhe orizin, pastaj i hedhim kripën, biberin e zi, vajin dhe e përziejmë.

Marrim një folie alumini e ndajmë, e mbushim me perime, përmbi perime i vendosim dy kofshët, një degë rozmarinë dhe e mbyllim në të gjithë anët.

Gjatë mbylljës shtojmë nga pak ujë dhe pastaj e mbyllim tërësishtë.

Në këtë mënyrë veprojmë edhe me tri tjerat, pastaj i vendosim në tespi dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për 40 minuta.

Ju bëftë mirë!