Ja si të ndezim zjarr duke përdorur vetëm një kokërr limon

Në këtë video do të shihni se si mund të përdorim një kokërr limon për të ndezur një zjarr. Na duhen: një kokërr limon, pesë kapëse metalike, pesë thumba, dy fisha dhe pak letër e fije për t’u djegur.

Marrim limonin e fërkojmë me të dyja duart e vendosim në tavolinë në formë vertikale, më pas vendosim horizontalisht kapset metalike me një diferencë të vogël hapësire midis tyre, paralel me to vendosim dhe pesë thumbat.

I lidhim ato me tel mes tyre nga kapësja metalike e parë me thumbin e dytë kështu me rradhë, kapësja e parë dhe e fundit ngelen e pa lidhur. Në to lidhim fishat, majat e tyre i zhveshim dhe afrojmë një letër dhe ja krijuam një zjarr me mjete primitive.

SHPËRNDAJE