Tashmë bëhuni gati për një dasmë mbretërore, pasi princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar.

Lajmin e ka konfirmuar vetë familja mbretërore nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në Tëitter, ku shkruhet: “Princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar”.

Por para zyrtarizmit të fejesës së tyre një shpallje është bërë nga ana e Oborrit Mbretëror.

Lajmësi ka bërë një njoftim tepër interesant në oborr për zyrtarizmin e fejesës mes tyre: “Dëgjoni, dëgjoni, Pallati Mbretëror njofton se Princi Harry do të fejohet me Meghan. Zoti e ruajt Mbretëreshën”, thotë shpallësi.

Prej kohësh ishte diskutuar ky lajm, që pas zhvendosjes së Meghan në Londër. Tashmë që çifti ynë i preferuar janë fejuar, të gjithë kanë nxituar të pyesin për dasmën: kur do bëhet, ku, a do të jetë një dasmë e madhe si ajo e princ Ëilliam dhe e Kate? Gjithsesi këto pyetje nuk mund të marrin një përgjigje ende.