Tani ai është një lojtar i Bayern Munichut, James Rodriguez kishte dëshiraur për një lëvizje nga Real Madrid.

Kolumbiani pasi gjithçka u zyrtarizu nuk harroi të postojë një mirupafshim përfundimtar për tifozët e Blancos në natën e së martës. Duke kapur një video të momenteve më të bukura të tij në uniformën mbretërore, mesfushori sulmues falënderoi mbështetësit e tij në mbarë botën, përcjell Albeu.com.

“Të dashur Madrilenë, jam mirënjohës për të gjitha momentet e mira që kemi ndarë në tre vjet të mrekullueshme”, shkroi James. “Jam i lumtur që kam qenë në gjendje ta vesh këtë këmishë, të cilën gjithmonë e kam veshur me shumë krenari, unë vetëm mund të them faleminderit për gjithë dashurinë, do të marr me vete përvojat më të mira. Faleminderit për gjithçka! “, ishte mesazhi i kolumbianit për gjithë tifozët madrilenë.