Partia Demokratike e Sllovenisë – SDS të udhëhequr nga Janez Jansha ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura sot, ka thënë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, raporton Reuters.

Të djathtët morën 26.8 për qind të votave, kur janë numëruar vetëm 12.7 për qind të votave.

Kurse partia e majtë e Marjan Sharecit, LMS-ja, që kurrë më parë nuk kishte garuar në zgjedhjet parlamentare, doli e dyta duke marrë 11.6 për qind të votave.

Sharec për gazetarët ka thënë se e pret mundësinë që të formojë Qeverinë pasi sipas tij shumica e partive para zgjedhjeve kanë se nuk do t’i bashkohen Qeverisë të udhëhequr nga SDS-ja.