Nga muaji prill një total prej 1.869 njerëzish kanë vdekur si pasojë e shfaqjes së sëmundjes së kolerës në Jemenin e kapluar nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në një deklaratë të saj të publikiuar, tha se 396.086 raste të dyshuara të kolerës janë regjistruar në këtë vend që nga 27 prilli e këndej.

Shkalla e vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja duket se shënon një rritje në ditët e fundit, me pesë jemenas të vdekur që nga dita e hënë e kësaj jave.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha më herët se Jemeni është duke u përballur me epideminë më të madhe të kolerës në botë.

Për shkak të konfliktit në Jemen, që vazhdon për më shumë se dy vite, rreth tre milionë persona të zhvendosur si rezultat i mungesës së ujit të pijshëm dhe grumbullimit të mbeturinave, ballafaqohen me rrezikun e kolerës.