Një grup i studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit deklaron se Lindita Nikolla i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama, por ky i fundit nuk ia ka pranuar.

Kjo dorëheqje e saj sipas studentëve “nuk pranohet” as nga vetë ata që protestojnë pasi nuk janë aty për ministren, por për të plotësuar kërkesat e tyre.

“Sipas informacioneve Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen por kryeministri nuk e ka pranuar. Ne nuk jemi për të hequr ministren këtu, por për plotësimin e kërkesave tona”, u shpren ndër të tjera studenti, shkruan ‘Faxëeb.al’.
Pak minuta më parë, Ministrja Lindita Nikolla iu ka çuar një letër studentëve që protestojnë për të tretën ditë përpara zyrës së saj, duke iu përgjigjur disa prej kërkesave të tyre, dhe dhënë premtime për disa të tjera.
Kjo deklaratë e studentëve duket disi a çuditshme pasi vetëm 18 orë më parë ministrja deklaroi live se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.