Abdulla MEHMETI

,,Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata, kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. “Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç të tjerash, njihen edhe si njerëz malorë…”. Enciklopedia e re maqedonase, ebotuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, e që ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e qarqeve të ndryshme shqiptare në Maqedoni. Akademikët maqedonas, në promovimin e kësaj enciklopedie, nuk kanë dhënë detaje, përveç faktit se ajo përfshin edhe të kaluarën e bashkësive etnike në Maqedoni, që nga historia e hershme e deri në ditët e sotme dhe se për këtë kanë qenë të angazhuar edhe historianë shqiptarë.”

– Enciklopedia e re maqedonase, e botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë