Kontrata e që institucionet shtetërore dhe ato publike e kanë lidhur me Fondin për Sigurim Shëndetësor japin garanci për trajtim të barabartë të pacientëve jo vetëm në shëndetësinë publike por dhe në atë private.

Me këtë akt jepen garanci edhe për përmirësimin  e përgjithshëm të  punës së institucioneve  shëndetësore, vlerëson anëtari I Bordit të drejtorëve Boris Josifovski. 

“Siguruesit shëndetësorë marrin shërbime identike si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, me të njëjtat kritere. Nuk shohim ndonjë arsye pse mos të bëhët. Nëse ka një iniciativë për të pasqyruar sektorin publik, të ketë mundësinë e financimit  nga buxheti ose nga fondi i Sigurimit shëndetësor, përse nuk do të ishte edhe në sektorin privat. Për të rritur nivelin” – u shpreh Borislav Josifovski, përfaqësues i Shtëpive private shëndetësore-LOE.

Sipas tij edhe pse shëndetësia private dhe ajo publike janë të barabartë para ligjit, përvoja e kaluar për të cilën dëshmitarë janë edhe vetë qytetarët e vendit, brenda 25 viteve të fundit kanë qënë të destinuara për sektorin publik më shumë se sa për atë privat.

Ai gjitashtu tha se është i nevojshëm shqyrtim serioz i  mundësisë së përfshirjes së institucioneve private shëndetësore që nuk kanë marrëveshje me FSSHM-në,  në programet ekonomike për mbështetje financiare.