Dramaturgu i njohur dhe kryetari i Partisë Liberal – Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviç ka deklaruar se dëshiron të jetë ambasadori i parë serb në Prishtinë, informon INA.

“Gjithmonë kam qenë në anën e shqiptarëve dhe kam pasur mirëkuptim për problemet e tyre. Kam luftuar kundër politikës së Millosheviqit, e cila ka qenë represive ndaj shqiptarëve dhe ka bërë krime në Kosovë. Ashtu që mund të bëhen urë lidhëse mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Jovanoviç.

Sipas tij, nëse Serbia do ta caktonte për ambasador në Kosovë ai do të angazhohej për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe do të rriste shkëmbimet në fusha të ndryshme, sidomos në planin tregtar dhe ekonomik. “Do të luftoja kundër doganave dhe një ditë sigurisht do të jemi në Evropën pa kufij të lumtur dhe të kënaqur”, ka theksuar politikani serb që së fundi ka humbur ndikimin politik me partinë e tij. (INA)