Flokët kane një rëndësi shumë të madhe për estetiken e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por, përse bien flokët?

Në fakt ne mesatarisht humbim deri 100 qime në ditë, prandaj do të duhej të shqetësohemi nëse bien më shumë se 100 qime në ditë, për një periudhë të rregullt prej dy apo tre muajsh.

Vjeshta

Gjatë stinës së verës, ekspozimi i fortë ndaj rrezeve të diellit shkakton rritje të shpejtë të flokëve, e pikërisht kjo edhe është arsyeja pse bien në vjeshtë. Qimet e reja, që do t’i zëvendësojnë të vjetrat, formohen në muajin shtator dhe në tetor, faza të tilla zakonisht zgjasin rreth gjashtë javë.

Kujdesi ndaj flokëve

Flokët, si edhe gjithçka tjetër, kanë ciklin e vet jetësor: rritjen, pushimin dhe rënien. Kur është nën stres konstant, cikli jetësor i flokëve thjesht pengohet dhe ajo bie shpejt. Flokëve nuk u pëlqen, kur vazhdimisht janë të lidhur, kur i thani tepër dhe i “mundoni” me preparate të ndryshme. Lërini të pushojnë.

Shtatzënia

Pas lindjes, më shumë sesa gjatë lindjes, flokët bien. Lindja është një gjendje stresuese, ndërsa femrat humbjen e madhe të flokëve e vërejnë dy apo tre muaj pas lindjes.

Shumë vitamina A

Ky problem ndodh te femrat që marrin suplemente në ushqim, sidomos beta-karotinë, për “nxirje” më të shpejtë gjatë ditëve me diell.

Hormonet

Ndryshimet e shpejta hormonale, që ndodhin shkaku i disa faktorëve (shtatzënisë, menopauzës) mund të shkaktojnë humbjen e flokëve, e nëse në familje keni raste të humbjes së hershme të flokëve, me siguri se jeni në rrezik për t‘i humbur flokët.

Stresi

Stresi emocional shkakton humbjen apo rënien e flokëve. Të ballafaquar me situata stresuese, si: shkurorëzimi, vdekja e një personi të dashur apo brenga për gjërat që nuk kemi pushtet, janë shkas për rënien e flokëve.

Anemia

Çdo e dhjeta femër, nga 20 deri në moshën 49-vjeçare, vuan nga mungesa e hekurit në gjak (që është forma më e shpeshtë e anemisë). Në të shumtën e rasteve anemia shkakton dobësimin e flokëve, si dhe rënien e tyre. Që të gjitha këto mund të parandalohen me marrjen adekuate të hekurit.

Humbja e shpejtë në peshë

Humbja e shpejtë në peshë vjen si rezultat i traumës fizike, që mund ta shkaktojë dobësimin e flokëve dhe rënien e tyre. Nuk keni pse të brengoseni, sepse pas humbjes së kilogramëve për një periudhë prej gjashtë muaj, flokët mund të përmirësohen për nga cilësia.

Vitet

Nuk është e jashtëzakonshme që një grua, në të pesëdhjetat apo në të gjashtëdhjetat, ta shohim me flokë të dobësuar apo të thinjur. Ekspertët pohojnë se kjo vjen si rezultat i ndryshimit hormonal gjatë menopauzës. Humbja e flokut në pleqëri mund të ndalohet përmes ushqimit të shëndetshëm.