Ju ka humbur besimi tek vetja? Dhjetë thënie që me siguri do jua rikthejnë

Fuqia e pozitivitetit nuk ka qenë kurrë aq e rëndësishme, sa në shoqërinë e sotme. Gjendja aktuale e kontrollit që interneti ka sjellë, krijon ndjenja të përziera për atë që duhet të bëjmë, cilët duhet të jemi, dhe atë që ne duhet të arrijmë. Ndonjëherë, ju mund të ndjeheni si të humbur, se nuk jeni në rrugën për t’u bërë versioni që keni parashikuar për veten tuaj. Ne të gjithë e kemi fuqinë për të vendosur mendimet që udhëheqin mendjet tona – askush nuk mund të na e “vjedhë” këtë fuqi.

10 thëniet e mëposhtme do ju ndihmojnë që të riktheheni besimin tek vetja, nëse e keni humbur së fundmi.

  1. Ndonjëherë, është e nevojshme ë prekësh fundin, për të kuptuar ndryshimet e mëdha që kjo do të sjellë dhe jetën e re që do të krijojë për ju.

“Niveli më i ulët u bë themeli mbi të cilin unë ndërtova jetën time” J. K. Roëling

2. Të kesh besim tek vetja, kjo është parësore nëse doni që suksesi të vijë. Nëse nuk keni vetëbesimin, atëherë bëni sikur, deri sa ai t’ju vijë.

“Unë jam më i madhi. E thoja këtë gjë edhe atëherë kur nuk isha” – Muhamed Ali

3. Mos i shkoni nga prapa turmës, dhe jini aq të guximshëm, sa të mendoni se ju vetëm mund ta ndryshoni turmën.

“Sepse njerëzit që janë mjaftueshëm të marrë për të menduar që mund ta ndryshojnë botën, janë ata që në fakt e ndryshojnë” – Steve Jobs

4. Krijoni një seri vlerash dhe ndiqini ato gjatë gjithë jetës suaj. Jini unikë – kjo është ajo gjë që ju bën me të vërtetë njerëz.

“Ji vetvetja, të gjithë të tjerët janë të zënë tashmë” – Oscar ëilde

5. Suksesi është rezultat i vazhdimësisë dhe i bashkimit të shumë punëve të vogla. Krijo objektiva, ji i qëndrueshëm dhe përpiqu vazhdimisht t’i realizosh.

“Ai që lëviz malin, e fillon duke larguar gurë të vegjël” – Konfuci

6. Mos ki frikë të dështosh. Merr risqe dhe dil nga zona e rehatisë, vetëm kështu e arrin suksesin – duke e vendosur vazhdimisht veten në situata, ku ka edhe gjasa që të dështosh.

“Kam dështuar herë pas here në jetën time dhe kjo është arsyeja përse kam sukses” – Michael Jordan

7. Ata që kanë sukses, janë njerëzit që pikasin dhe veprojnë kur shanset u shfaqen. Kupto se përgatitja është e rëndësishme për të rrokur shanset.

“Shanset nuk trokasin, ata shfaqen kur ti shemb derën” – Kyle Chandler

8. Dështimi duhet të jetë i pranishëm në jetën tënde. Përndryshe, nuk po e sfidon veten mjaftueshëm.

“Nëse nuk dështoni herë pas here, kjo do të thotë se nuk po bëni ndonjë gjë inovative” – ëoody Allen

9. Përdorni aftësitë tuaja njerëzore për të ndihmuar të tjerët, që të bëhen versionet më të mirë të vetvetes.

“Teksa shohim përpara në shekullin e re, udhëheqës do të jenë ata që fuqizojnë të tjerët” – Bill Gates

10. të paktën duhet të provosh. Nëse nuk provon, nuk mund të fitosh.

“Mos lejo që frika e humbjes të jetë më e madhe se sa ngazëllimi i fitores” – Robert Kiyosaki / www.bota.al

SHPËRNDAJE