Adda’s All në propozimet e saj na ka sjellë këtë recetë që nuk kërkon asnjë mjeshtëri gatimi, por duket shumë e shijshme dhe ka pak kalori.

Ideale për pasdite për të thyer urinë. Për fëmijët është e përsosur.

Akullore vegane me pjeshkë dhe kos soje, spërkatur me fara lulëkuqeje.

4 pjeshkë

50 ml kos soje

1 lugë të vogël fara lulëkuqeje

Qërojini pjeshkët dhe pritini në copa të vogla. Vendosini ne frigorifer te ngrirja për 40-50 minuta.

Me pas bluajini në blender së bashku me kosin e sojës sa të bëhet e kremtë. Sipas dëshirës mund ta fusni përsëri te ngrirja 10 minuta.

Spërkateni me fara sipër dhe shërbejeni.