Qeveria në mbledhje dje e detyroi Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit (BMMZH) të lidhë kontratë për kredi prej 92.242.500 denarëve me kombinatin “Jugohrom” nga Jegunoci për ndërtimin e sistemit filtrues për mbrojtje nga ndotja.

Kredia do të jetë nga linja e Fondit të posaçëm gkreditor, ndërsa vendosja e filtrave do ta përmbushë obligimin ligjor pa të cilin fabrika nuk mund të vazhdojë të punojë dhe t’i angazhojë të punësuarit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencë prë shtyp sot kumtoi se linja kreditore është me afat të pagesës prej pesë viteve dhe grejs-periudhë prej një viti, ndërsa marrëveshja e nënshkruar mes BMMZH-së dhe “Jegunocit” do të publikohet.

“Presim përfundimisht të zgjidhet problemi me ndotjen, përkatësisht vendosja e filtrave në këtë kapacitet. Konsiderojmë se kjo do të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit jetësor, por edhe nga aspekti ekonomik – ky kapacitet të vazhdojë të punojë në të ardhmen kur do t’i plotësojë kushtet ligjore”, tha Hoxha.

Theksoi se kompania nuk mund të funksionojë përderisa nuk i përmbushë kriteret që kërkohen me ligj dhe derisa nuk e merr lejen nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Qeveria e RM-së dje në mbledhje vendosi t’i rrisë mjetet për mbështetje të shpenzimeve për blerje të stufave me peleta në amvisëri prej 14 deri 21 milionë denarë, dhe e detyroi Minsitrinë e Ekonomisë të publikojë konkurs të dytë publik në të cilin të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha amvisëritë të cilat kanë blerë stufa me peleta prej 1 shtatorit deri më 12 dhjetor të këtij viti.

Në pyetjen përse vazhdohet për shtatë ditë procedura e tenderimit për furnizues universal të energjisë elektrike, e cila duhej të përfundojë më 3 dhjetor, zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski u përgjigj se është në drejtim të transparencës dhe vëzhgimit të procedurës për zgjedhje të furnizuesit.

“Procedurat çdoherë kërkojnë kur ka ndryshime në procedurën e tenderimit, ajo të prolongohet. Megjithatë kësaj radhe prolongimi është për shtatë ditë, bëhet fjalë për ndryshim teknik, në drejtim të transparencës më të madhe”, shtoi Boshnjakovski.