Ka arsye shkencore pse jeni gjithnjë me vonesë!

Gjithkujt mund t’i ndodhë që të arrijë për ndonjë minutë me vonesë, por disa persona janë gjithnjë me vonesë. Në thelb të problemit tuaj, mund të jenë disa arsye shkencore, si raportohet në një artikull të “Wall Street Journal”.

Defekti tendencë

Një nga spjegimet më të qarta dhe të zakonshme është planifikimi i gabuar i kohës. Një pjesë e atyre që vonohen nuk llogarisin mirë kohën e nevojshme për të përfunduar një detyrë. Sipas Roger Buehler, psikologut të universitetit Wilfrid Laurier të Waterloo Ontario, Kanada, 40 për qind e njerëzve nuk e llogarisin mirë kohën e nevojshme për të përfunduar një veprim pa marrë parasysh kompleksitetin e veprimit.

Ndajeni në më shumë pjesë

Për të kapërcyer këtë pengesë, ju mund të përdorni strategji, si për shembull duke u bazuar në përvojat e kaluara, ose në ndarjen e një detyre të caktuar në pjesë më të vogla, një proces që i bën përllogaritjet më precize.

Thuajuni jo shumë detyrave

A jeni një person multitasking (që bëni shumë veprime në të njëjtën kohë)? Në bazë të një studimi të kryer në vitin 2003 nga Jeff Conte i Universitetit të San Diegos, vëmendja shpërqendrohet nëse bëni shumë detyra në të njëjtën kohë, në vend që të përqendroheni në një gjë, duke e kryer mirë atë. Për këto arsye, ju mund të arrini shpeshherë me vonesë në punë, shkollë, fakultet apo takime të ndryshme.

Iluzioni se do të arrini

Personat që arrinë me vonesë kudo vuajnë edhe nga iluzioni se kanë për t’ia dalë mbanë edhe pse janë nisur me vonesë, por e vërteta është se iluzioni i krijuar nga vetë ata, kthehet në faktor ndikues te vonesa. Ndaj shmangeni sa më parë iluzionin në këtë pikë.

Arti i të qenit me vonesë është i lindur

Arti i të qenit gjithmonë me vonesë mund të varet nga një ndryshim në mënyrën se si e perceptojmë kohën. Një studim tjetër i Conte, i publikuar në vitin 2001, identifikon dy tipare të personalitetit, atë të tipit A, më frenetik dhe i përqendruar te arritja e objektivit dhe atë të tipit B, më i relaksuar dhe më i ngathët…që arrin me vonesë kudo.

Një minutë e pambarimtë

Në një eksperiment, nëpërmjet të cilit kërkohej të thoshin mbarimin e një minute, individët e tipit A kanë thënë stop pas 58 sekondash (të përpiktë, madje para kohe), ata të tipit B, pas 77 sekondash. Një hendek që minutë pas minute, akumulohet duke u shndërruar në një vonesë të konsiderueshme.

Si të mos jeni me vonesë?

Sipas ekspertëve, që të mos vonoheni, ju duhet të përpiqeni të:

Ulni numrin e takimev të lëna ose të impenjimeve të propozuara

Të përgatisni një axhendë javore me afate më të shkurtra, për çdo 30 minuta

T’i jepni vetes shpërblime sa herë që keni çuar deri në fund një punë (për shembull mund të pini një kafe brenda kohës që ju ka mbetur nga ajo që kishit caktuar për X punë)

Të kuptoni që nuk mund të jeni në dy vende në të njëjtën kohë dhe nëse nuk arrini t’i mbuloni të dyja, mund të anuloni një. Të paktën të mbërrini në kohë në njërin prej këtyre takimeve./Gazeta Shqip

SHPËRNDAJE