Instagram vazhdon të sjellë risi për përdoruesit e saj. Rrjeti i famshëm social ka mundësuar që të ketë video live. Kjo do të jetë në funksion në momentin që ju e shtypni butonin “Start Video Live”. 

Poashtu e re tjetër e Instagram është edhe zhdukja e fotove dhe videove brenda ‘Instagram Direct’. 

Videot dhe fotot që ju dërgoni te shokët apo një grup i caktuar do të fshihen menjëherë pasi ata të shohin atë. Ky funksion është në dispozicion duke filluar nga sot