Ylli brazilian, Kaka nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të menaxhojë ish-skuadrën në të cilën ka luajtur Milanin.

Kaka është lojtar i lirë që nga largimi prej klubit amerikan Orlando City, ndërsa është i lidhur me një rikthim te Milani, transmeton Koha.net.

“Nuk kam kontratë me ndokënd, por ende ndihem si lojtar dhe në javët e ardhshme do të marr një vendim për të ardhmen time. Do të doja të qëndroj në futboll, ndoshta si trajner ose drejtor sportiv”, ka thënë ai për Przeglad Sportowy.

Ai më të tutje ka shtuar, “të menaxhoj Milanin, pse jo? Ende e kam Milanin në zemër, si të gjitha ekipet e tjera ku kam luajtur. Dera ime është e hapur për të gjithë”.