Nuk duhet satanizuar si mendim i lirë dhe personal i një deputeti. Shyqyr që nuk është qëndrim i partisë. Por gjithsesi meriton atakim serioz një prononcim kakofonik edhe në konferencën për shtyp të deputetit të BDI-së Branko Manajllovski .

Xha Branko i dekoncentruar, i humbur në kohë dhe hapësirë, me një gjoja sqarim, ai paralelizon në mënyrë të mjerueshme të drejtën e LGBT komunitetit me të drejtën e flamurit si simbol kombëtarë.

Xha Branko, çdo komunitet ka të drejtë në kërkesat e tyre, por propozimi dhe qëndrimi i juaj është në kundërshtim të skajshëm me “doktrinën” e partisë që përfaqësoni dhe në kundërshtim me frekuencat tradicionale të atyre që ju kanë bekuar me votën e lirë . Madje është nënçmim i inteligjencës për shqiptarët që në këtë katrahurë të diskriminimit të shqiptarëve për ju LGBT komuniteti të jetë prioritet i prioriteteve, bile është përtej nënçmimit!

Deputeti ortodoks shqiptarë i pa kuptueshëm në sqarim, as anglisht as maqedonisht e as shqip. Por nuk është e çuditshme, keni shijuar shumë çka gjatë jetës madje edhe postin e deputetit ndoshta mund të shijoni edhe të drejtën e komunitetit të preferuar nga ju, komunitetit me njerëz të bukur siç pohoni ju!