Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurc ka përshëndetur votimin në Kuvendin e Maqedonisë me të cilin u hap rruga ndryshimeve Kushtetuese.

“Kjo është një shtytës i fortë tentimeve për fillim të bisedimeve për bisedimet paraqasëse të BE-së me Maqedoninë Veriore vitin e ardhshëm”, ka thënë Kurc në komunikatë.

Ai ka thënë se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është prioritet i rëndësishëm i kryesimit të Austrisë me BE-në dhe shtoi se pasi këto vende të jenë pjesë e BE-së, Unioni do të jetë e kompletuar.