Elizabeta Kançeska-Milevska, anëtare e bordit ekzekutiv të OBRM-PDUKM dhe deputete e Kuvendit të Maqedonisë, dje në emisionin ‘Studio e Hapur’ në TV Nova ka thënë se Deklarata e Tiranës është jokushtetuese dhe përderisa ajo është ashtu, Zoran Zaev e bën hapin e parë drejt federalizimit të Maqedonisë.

Sipas Kançeska-Milevska, Zaev është peng i asaj Deklarate dhe me të të gjithë shtetin e çon në pengmarrje.

‘Vetë Deklarata flet për dygjuhësi të plotë në shtetin tonë dhe para se gjithash ndryshimin e emrit sipas tekeve greke. Dhe kur ndryshohet emri, bëhet fjalë edhe për ndryshimin e identitetit’, tha Kançeska.