Artin Spahiu

Befasia e zgjedhjeve të fundit parlamentare (2016) në Maqedoni ishte Lëvizja Besa. Në forma të ndryshme, përmes blerjes së votës; manipulimit me segmentet sensuale jetësore, -siç është feja dhe nacionalizmi-; përmes  propagandës se fuqishme dhe agresive anti qeverisë; përmes kepërdorimit të misioneve të kaluara humanitare në emër të fesë…ata arritën që në garën e parë politike të tyrr të marrin mbështetje të konsiderueshme, si kurrë më parë ndonjë parti tjetër e posa formuar.

Mirëpo, menjëherë pas zgjedhjeve, veprat e tyre nuk koeçidonin me atë për të cilën u kishte besuar popullata.  Ata filluan menjëherë që të vendosen në shërbim të agjendës së VMRO-DPMNE-së, gjë të cilën e kishin paralajmëruar shumë komentues, ndër ta edhe unë …..

Që me të ashtuajturën “Deklarata e partive shqiptare”, ata luajtën shumë pisët. Me retorikën e tyre ato u bënë mbështetje për naracioni nacionalist të  VMRO-së dhe, përmes deklarimit se “Deklarata e partive Shqiptare” është krijuar në Tiranë,  ata u bënë mbështetje e presidentit Ivanov, që për disa muaj, mos e jep mandatin shumicës parlamentare. Pas kësaj ata bashkë me VMRO-në nuk votuan për zgjedhjen e kryetarit  të  parë shqiptar të parlamentit. Po atë ditë, njëri nga deputetët e Lëvizjes Besa, Zekirja Ibrahimi, kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar Çair ,  këndoi himnin kombëtar shqiptar në një atmosferë të tensionuar brenda parlamentit dhe duke e ditur se jashtë parlamentin ka protestues që protestonin kundër “Deklaratës së partive shqiptare”. Pasi këndoi himnin Zekirja Ibrahimi, bashkë me katër kolegët e tij, të shoqëruar nga policia u larguan nga Kuvendi. Menjëherë pas largimit të tyre situata eskaloi dhe huliganët që protestonin jashtë u futën në parlament duke dhunuar deputetët e shumicës parlamentare. E si ka mundësi ai që këndoi himnin kombëtar shqiptar , provokoi situatën, doli përreth protestuesve dhe nuk u ngacmua fare? E si këta “shqiptaromëdhenj” nuk u ngacmuan fare jashtë nga protestuesit që ishin aty  dhe sa dolën ata protestuesit hynë në parlament?

Gjithashtu nuk duhet harruar edhe mosvotimi i tyre, bashkë me VMRO-në, të ligjit për gjuhën shqipe në Komisin për çështje europiane!

Realisht funksionimi i tyre në këtë periudhë që janë në legjislativ ka qenë i gjithi në shërbim të VMRO-së dhe në funksion të mospërkrahjes të asnji projekti shqiptar.

Pikërisht falë këtyre veprimeve ata humbën besimin te qytetarët.  Zhgënjimin i qytetarëve është i dukshë.Biles edhe mes antarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Besa, të zhgënjyer nga manipulimi,   ka pasur shumë dorëheqje dhe largime nga partia.

Këtë na bëjnë më të qartë situatat e pfundit në Çair. Ata e kishin shumë vështirë me përzgjedhë kandidat për ta fituar Çairin, edhe pse në zgjedhjet e kaluara parlamentare e kishin bastion. Nxorrën disa emra , por matja e opinionit ata i nxirrte humbës në çdo kombinacion. Ata të vetëdijshëm se të vetëm nuk e fitojnë Çairin, sikur duket tani kërkojnë përkrahje nga VMRO-ja, si shpërblim që për kontributin e dhēnë  implementimin e agjendës së tyre.
Sipas të gjitha gjasave VMRO ka rënë dakord që t’i mbështesë Lëvizjen Besa në Çairi, që në raundin e parë,  biles edhe duke ja përzgjedhur ato kandidatin për kryetar komune.

E si doli Zeka kandidat pa u përmendur fare?
Po , po, VMRO-ja e ka më të lehtë që ta bind votuesin e saj për të votuar Zekën dhe njëkohësisht për t’ia shpërblyer atij për atë që ai bëri në shërbim në tyre me recitimin e himnit të bastarduar provokues dhe arsyetues të dhunës së  VMRO-së.

Me VMRO, pa VMRO, Lëvizjes Besa do e humb thellë Çairin. E gjithë ajo përkrahje në zgjedhjet e kaluara parlamentare si pasojë e metodave manipulese dhe demagogjike , tani do u kthehet bumerang dhe është koha  qytetarët ta verifikojnë atë që e kanë kuptuar,se Lëvizja Besa janë “dostat” e VMRO-DPMNE-së.