Kongresi i Lëvizjes Besa për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe strukturave dhe organeve partiake mbahet më 24 shkurt 2018. Kohëve të fundit në Lëvizjen Besa janë shtuar zërat dhe kritikat kundër kryetarit aktual të Lëvizjes, Bilall Kasami, edhe atë për faktin sipas klanit të Shkupit në krye me Zejdi Rexhepin, se Kasami nuk ka dhënë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve lokale, ku vetëm një komunë u fitua nga Lëvizja Besa, si dhe sipas Rexhepit, në një emision, Kasami nuk ka dhënë përgjegjësi.

Por, nuk kanë munguar edhe kundërpërgjigjet nga organet e partisë Besa, ku thonë se, kryetari jep përgjegjësi në kongres dhe pyesin publikisht pse duhet pikërisht ky sulm i klanit të bëhet para kongresit dhe mos vallë ka dikush ambicje për kryetarë apo në mënyrë demagoge ta merr kryesinë e partisë; Pse mos të pritet kongresi, pyesin nga zyrtarët e Lëvizjes.

Përndryshe, në emisionin ”Ruga drejt…’, përfaqësuesi i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, tha se nuk mund të ketë dy Lëvizje Besa dhe se organet juridike do të mbrojnë brendin e partisë dhe në ndërkohë klani që kërkojnë përgjegjësi nga Kasami, përgatiten për formimin e një partie të re politike.

”Nuk ka mundësi të ketë dy parti, dy Besa dhe dy zyra. Për këtë shkak edhe, kjo do të qartësohet edhe nga organet kompetente për mbrojtjen e brendit dhe emrin e partisë. Nuk mund të thirret ose nesër të më kujtohet ‘unë jam BDI’ dhe të hapi një shtab. Ka këtu organet e rendit të cilët do të ndërmarrin masat për tu qartësuar, edhe publikisht për tu konfirmuar. Ata veç e kanë paralajmëruar në një pres konferencave që do të formojnë subjekt të ri”, thekson Rexhepi duke shtuar se ata duhet të dalin publikisht pse kanë dalë me këto veprime dhe a janë duke shkuar me subjekt të ri apo jo.

Për më shumë ndiqeni videon prej minutës 18:20.

Pëndryshe burime nga Lëvizja Besa, thonë se klani që kundërshtojnë Bilall Kasamin, nuk kanë mundur ta deponojnë lëndën në gjykatë, sepse nuk ka asnjë bazë ligjore dhe se asnjë argument nuk është në favor të tyre. Nga ana tjetër, për qartësimin dhe turbullirat kongresi do të jetë shpëtim për palët se kush do të merr kryesimin e partisë, Nexhbedin Karemani i propozuar nga klani i Shkupit apo kryetari aktual, Bilall Kasami. /Fol/