Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga deputetja, Teuta Bilalli dhe Kryetari i degës së Tetovës, Gazmend Aliu, realizuan takim me Lëvizjen “anti-bixhoz”.

Në këtë takim u diskutua për iniciativën e kësaj Lëvizje që ka të bëj me lojrat e fatit dhe dislokimin e tyre nga institucionet arsimore dhe fetare.

Lëvizja BESA shprehu gadishmëri për të përkrahur iniciativat fisnike që kanë të bëjnë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Lëvizja BESA do të jetë gjithmonë në krahë të Lëvizjeve apo iniciativave që luftojnë dukuritë negative dhe që merren me përmisimin e jetës së qytetarëve. Në këtë drejtim deputetët e Lëvizjes BESA do inicojnë edhe ndryshime në ligjin e lojrave të fatit në bazë të kërkesave të parashtruara nga ana e Lëvizjes “anti-bixhoz”.