Pas verdiktit të Gjykatës së Hagës për Ratko Mladiq, ka filluar të spekulohet se ku do të mund të kalojë vitet e tij në burg të përjetshëm “kasapi i Bosnjës”.

Dhe në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, ka katër skenarë të ndryshëm që përfliten e që lidhen me vendin në të cilin ai do të shërbejë dënimin e tij.

Sipas mendimit të Berko Zeçeviq, një ekspert ushtarak dhe dëshmitar i prokurorisë së Hagës në rastin kundër Radovan Karaxhiçit, Mladiç, së paku dy vitet e ardhshme, do t’i kalojë në Hagë.

“Ai ka të drejtën e apelimit dhe besoj se mbrojtja e tij do ta përdorë atë. Është gjithashtu një konfirmim se Mladiq do të jetë së paku dy vjet në të njëjtin burg në të cilin ai është vendosur në Hagë”.

SKENARI 1:

Ai ka qenë në qelinë në Hagë për gjashtë vjet. Zeçeviq tha se do të ketë të paktën dy të tjerë në qelinë e Hagës.

SKENARI 2:

Në Suedi, kriminelja e dënuar Biljana Plavshiç kaloi gjashtë vjet në dy burgje. Gjykata e Hagës në shkurt të vitit 2003, e dënoi me 11 vjet burg, dhe më 15 shtator 2009 miratoi lirimin e parakohshëm sepse i kishin skaduar dy të tretat e dënimit.

Plavshiq u transferua nga Haga në burgun e Hilsenberg dhe përfundoi në burg në Stokholm përpara fundit të dënimit.

Dhe ligji suedez shkonte përshtati, sepse sipas tij, një i burgosur mund të lirohet për sjellje të mirë pas kryerjes të së paku dy të tretave të dënimit.

Ajo thuhet se kishte plotësuar edhe kushtin se kishte pranuar fajin.

Por kjo vështirë të ndodh me Mladiqin.

SKENARI 3:

Në mars të këtij viti, përcjell Telegrafi, Rusia zyrtarisht e informoi Tribunalin e Hagës se ishte gati të ofronte strehim dhe trajtim mjekësor ndaj kriminelit MladiQ. Kjo u konfirmua nga kreu i grupit ligjor në Ambasadën Ruse në Holandë, Victoria Goncharova.

Haga megjithatë e hodhi poshtë këtë propozim – tani për tani.

SKENARI 4:

Serbia vazhdon të japë garanci për trajtimin e dyshuar të Mladiq në vendin e tij. Ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviç theksoi se qeveria serbe vazhdon të ofrojë garanci trajtimi në Serbi, me garancinë se ai nuk do të arratisej.

Por sipas Zeçeviq këto ëndrra të Mladiq dhe të gjithë të tjerëve, është pothuajse e pamundur të realizohen.