Reperi i njohur shqiptar LedriVula është një nga këngëtarët më të suksesshëm në Shqipëri. Por mesa duket suksesi i tij nuk ka mbetur vetëm këtu por ka çarë dhe tregun deri në Russi.

Së fundmi, televizioni rus “Adiago”, është ai, i cili në faqen zyrtare të tij ka listuar këngën e re të Ledrit, si një ndër më të pëlqyerat e javës.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet menaxheri i reperit, Faton Shoshi, përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

Ledri këtë vit ka pasur shumë sukses me projektet e tij muzikore “U harrum” dhe “Nona”, në bashkëpunim me Young Zerkën.