Keni celularë të vjetër? Ruajini sepse mund të fitoni mijëra euro

Telefonat e vjetër celularë shpesh lihen pas dore sapo të blihet një model më i ri.

Sigurisht, me smartfonët, telefonët e vjetër janë zhdukur nga përdorimi.

Por, disa modele klasike mund të ju shërbejnë ende, madje ata mund të kushtojnë më shumë sesa smartfonët sot.

Nokia, Samsung, Motorola, mund të shiten deri në 1,000 euro dhe kjo vlen për disa nga modelet e vjetra të këtyre smartfonëve.

Nokia 8800 ishte një model i vërtetë luksoz kur u fut në treg në vitin 2005. Sot çmimet shkojnë deri në 1000 euro.

Edhe Nokia 8810 që në vitin 1998 ishte modeli i parë me antenën e vendosur në shtëpizë nëse është ende në gjendje të mirë, mund t’ju sjellë qindra euro.

Samsung Matrix SPH-N270 – nuk është saktësisht telefoni më i bukur mobil që kompania jugkoreane ka prodhuar. Në eBay, modeli i vitit 2003 vlen qindra euro. Vlera për pajisjen origjinale duhet të jetë shumë më e lartë.

Motorola V3 Dolce & Gabbana – një telefon me palosje në edicionin Dolce & Gabbana është me vlerë 200 euro, pavarësisht moshës dhe kushteve të reja.

SHPËRNDAJE