Çdo ditë është e mbushur me stres  dhe me presionin e kryerjes së gjërave, mirëpo shpesh njerëzit gjejnë mënyra për tu relaksuar dhe larguar atë në fund të ditës. Stresi ndikon negativisht në shëndetin mendor dhe fizik të çdo njeriu, prandaj sigurohuni që të relaksoheni dhe ta largoni atë.

Ja disa shenja që tregojnë që sipas ekspertëve të shëndetit mendor, stresi ndodhet tek ju në nivele të larta.

1-Kërcisni dhëmbët, kjo shpesh ndodh edhe pa vetëdije. Një pjesë e madhe e njerëzve i kërcasin dhëmbët gjatë gjumit. Kjo është e lidhur direkt me nivelin e  stresit dhe  destabilitetit emocional.

2-Keni probleme me mësimin apo fiksimin e gjërave të reja. Kjo për shkak të pamundësisë për tu përqendruar dhe lodhjes mendore.

3-Keni halucinacione dhe dëgjoni zëra shurdhues. Kur kjo gjë fillon të shfaqet do të fillojë të shkaktojë edhe probleme të tjera si ankthi, mungesës së gjumit, dhimbje të ndryshme në trup, dhimbjet e kokës etj. Të gjitha këto janë shenja të nivelit të lartë të stresit.

4-Sulmet e alergjisë janë më të rënda dhe të shpeshta. Kur vuani nga alergjia, stresi e përkeqëson situatën duke i bërë ato më të shpeshta dhe nuk lejon që qetësuesit të veprojnë shpejtë për lehtësimin e tyre.

5-Konsumoni ushqim më shumë seç duhet dhe keni shtuar peshë. Stresi rrit nivelin e urisë duke bërë që persona të mbi ushqehen duke bërë që të shtojnë në peshë.

6-Gjërat fillojnë t’ju bien nga duart. Në këtë rast ndikojnë hutimi dhe stresi duke e bërë të pamundur të përqendroheni në atë që po bëni si dhe ndikon në dobësimin e muskujve të trupit.

7-Kur keni nivele të larta të stresi shikoni më shumë ëndrra të këqija dhe makthe.