Nëse nuk kishit mundësi të aksesonit llogarinë tuaj në Instagram pasditen e së hënës, nuk ishit vetëm.

Rrjeti social pësoi një bllokim gjatë ditës së sotme, duke bërë që miliona përdorues nëpër botë të vinin alarmin për atë që po ndodhte, duke dyshuar në ndonjë sulm të mundshëm kibernetik.

Por, gjithçka duket se është zgjidhur dhe mendohet se bllokimi ndodhi për shkak të disa ndryshimeve të reja që platforma e fotove ka prezantuar vetëm pak më parë.

Bëhet fjalë për opsionin “koleksion”, që të lejon të ruash foto të ndryshme nga përdoruesit e tjerë dhe të krijosh një lloj albumi me postimet e tua të preferuara që mund edhe t’i gruposh në bazë të temave: Praktikisht një mini Pinterest.