Pranvera dhe vera vijnë në shtëpinë tonë së bashku me milingonat.Të tërhequra nga aroma e ushqimit këto insekte shpesh popullojnë kuzhinën dhe për shumë njerëz kthehen në një makth të vërtetë. Sigurisht gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të ndaluar milingonat të hyjnë në shtëpinë tuaj është duke larguar dhe mbyllyr mirë sheqerin, bukën dhe të gjithë ato lloj produktesh që i tërheqin ato.

Megjithatë, për të eleminuar mysafirët e padëshiruar jo domosdoshmërisht duhet të gjeni shpëtim tek solucionet e ndryshme pasi ekzistojnë disa mënyra efektive dhe natyrale duke shmangur kështu dhe kimikatet që ndikojnë negativisht në mjedis, shkruan Femra. Për këtë arsye Living ju propozon një recetë, gjithmonë nëse mund ta quajmë të tillë, shumë efikase që largon mënjeherë milingonat sa hap e mbyll sytë.

Përbërësit: 3 gota ujë, 3 lugë gjelle kanellë dhe ½ gote me lëng limoni. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni grasdualisht kanellën duke e përzier vazhdimisht dhe lërini të ziejnë në zjarr të avashtë për disa minuta. Hiqni përzierjen nga zjarri. Lëreni të ftohet dhe hidheni atë në një shishe spraji.
Spërkatni të gjitha ambjentet e shtëpisë ku keni pikasur milingona. Të nesërmen nuk do të gjeni asnjë nga këto insekte të bezdisshme.