Gjatë jetës apo përditshmërisë tonë dhe në shtëpitë e reja ka shumë punë të vogla të bezdisshme që duhen bërë në mënyrë që shtëpia të amortizohet. Nëse banoni në një pallat, tashmë dhe me legjislacionin e ri , jeni me fat sepse keni një administrator i cili kujdeset për të gjitha problematikat. Zgjedhja e administratorit është gjithashtu një vendim i rëndësishmë sepse ju lejon që të kurseni dhe mos e godisni portafolin tuaj në fund të muajit.
Nëse banoni në një shtëpi apo vilë, ka padyshim disa detaje që nuk duhen lënë mbas dore. Njëri prej tyre është çatia, sepse ndonjeherë mjafton një filtrim i vogël për të sjellë probleme më të mëdha, ndoshta dhe vetëm nga lëvizja e një tjegulle apo tjetër materiali.
Përsa i përket mureve të jashtme është shumë e rëndësishme që situata mos të degjenerojë dhe muret mos të arrijnë në nivele kur rinfreskimi apo mirëmbajtja e tyre do të na kushtonte shumë.
Problemet e njejta mund të lindin dhe me muret e brendshme të shtëpisë. Problemi më i madh që godet muret e shtepisë është padyshim lagështia e cila është e vështirë për t’u gjetur dhe për t’u zbuluar . Mund të ketë dhe problem të tjera si myku apo njolla të çuditshme të cilat ndodhin për shkak të një ventilimi jo të mirë. Si të zgjidhim të gjitha këto probleme ? Duke ndërhyrë që në fillim me një ekspert i cili do të kalojë në mure një solucion special, ose do të lyejë përsëri muret, pra me zgjidhje të lehta dhe nga ana monetare.
Përsa i përket impianteve është shumë e rëndësishme që në periudha periodike t’i kontrollojmë ato si per shëmbull kaldajën apo dhe kondicionerin, që duhen kontrolluar çdo vit, pastruar filtrat apo mbetjet e tjera që nuk lejojnë funksionin e tyre të rregullt.

Rregullat e mirëmbatjes së shtëpisë

1. Kontrolloni çatinë për ndonjë filtrim lagështie apo dhe për tjegulla të zhvendosura.
2. Muret e jashtme të shtëpisë duhen kuruar në mënyrë që të evitojmë shpenzime të mëdha
3. Myku dhe lageshtia në muret e brëndshme janë problematika që duhen zgjidhur në mënyrë të menjëhershme
4. Impiantet e ngorhjes dhe ftohjes duhen kontrolluar periodikisht .