Ballina Shëndetësi Kështu mund ta largoni dhimbjen e kokës

Kështu mund ta largoni dhimbjen e kokës

Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga dhimbja e kokës dhe disa prej tyre kanë gjetur “ngushëllim” tek ilaçet.

Megjithatë janë disa metoda natyrale që do ju bëjnë të shkëpusni marrëdhëniet me barnat farmaceutike.

Limoni

Limoni ndikon veçanërisht në kurimin e dhimbjes së kokës. Këshillohet që të merrni pak ujë të vakët dhe të hidhni me lëng limoni. Nëse dëshironi mund të hidhni dhe lëng frutash të shtrydhur.

Pini ujë

Pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Shpesh herë dhimbja e kokës ndodh për shkak të dehidratimit.

Molla

Hani çdo ditë mollë të spërkatur me pak kripë natyrale, do të shihni se do të ndikoje pozitivisht në qetësimin e dhimbjes së kokës, transmeton Klan Kosova.

Copa akulli

Akulli përmirëson qarkullimin e gjakut, kështu që vendosni copa akulli në zonën ku keni më shumë dhimbje.

Gjethe menteje

Merrni një gotë ujë të nxehtë, hidhni  një luge gjethe menteje  e grirë dhe lëreni për rreth 10 minuta. Më pas pijeni. Kjo ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës.