Mediat italiane kanë identifikuar dy futbollistë si fajtorë për eliminimin e Barcelonës nga Juventus në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
 

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka identifikuar dy fajtorët për eliminimin e Barcelonës nga Juventus në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ivan Rakitic dhe Luis Suarez konsiderohen si dy futbollistët më të dobët të gjigantit katalan në ndeshjen e kthimit ndaj “Bianconerëve” të mbyllur me rezultat 0:0.

Juventus u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë në Torino me rezultat 3:0.