Dita botërore e librit është event i cili organizohet çdo 23 Prill. E organizuar nga UNESCO, promovon leximin, publikimin dhe të drejtën e autorit.
 

Lidhja mes librave dhe datës 23 Prill për herë të parë është bërë në vitin 1923 nga shitësit në Spanjë, si formë për të nderuar autorin Miguel de Cervantes, i cili kishte vdekur me këtë datë.

Gjithashtu, data 23 Prill festohet si ditë e librit për shkak të përkujtimit të vdekjes së autorëve William Shakespeare dhe Inca Garcilaso de la Vega, po aq data e lindjeve e vdekjeve të autorëve si: Maurice Druon, Haldor K. Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejía Vallejo.

Në Spanjë, për të festuar këtë ditë, libri “Don Kishoti” i Servantesit lexohet gjatë dy ditëve, si dhe ipet çmimi ‘Miguel de Cervantes’ nga mbreti spanjoll në Alcala de Henares.

Në Katalonia të Spanjës, me këtë datë është festuar dita e Shën Gjergjit, e njohur si “dita e trëndafilit” që nga viti 1436, dhe përfshin shkëmbimin e dhuratave mes të dashurve dhe njerëzve të respektuar.

Edhe pse Dita e Librit dhe të drejtave të autorit është festuar që nga viti 1995 në shkallë ndërkombëtare, librat janë shkëmbyer në “ditën e trëndafilit” në Katalonia që prej vitit 1926, në shenjë përkujtimi për Servantesin.