Apple ka prezantuar sot tre telefona të rinj të mençur: iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Dy prej tyre, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, përbëjnë vetëm versione më të sofistikuara të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, që u prezantuan vitin e kaluar.

iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus vijnë me dizajne të njëjta sikurse paraardhësit, por me specifika shumë më të avancuara.

iPhone 8 dhe 8 Plus do të dalin në shitje më 22 shtator, ndërsa do të mund të porositen që nga 15 shtatori.

iPhone 8 do të kushtojë 699 dollarë (versioni me 64GB), kurse iPhone 8 Plus do të kushtojë 799 dollarë (versioni me 64GB).