Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Ankarja do të vazhdojë ‘çlirimin e tokave siriane”.

Këto fjalë, Erdogan i tha pas një tjetër fitoreje që i jep edhe një mandate presidencial atij, ku fitoi bindshëm zgjedhjet ndaj kundërkandidatëve të tij.

Trupat turke janë në Siri që nga shtatori i vitit 2016, por ato targetojnë më shumë luftëtarët kurd, të cilët, Ankaraja i konsideron si terroriste.

Së fundmi, lufta e Turqisë në Siri zhvillohet kryesisht rreth qytetit Agrin.

Ndryshe, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale të së dielës dhe tha se aleanca e udhëhequr nga Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka fituar shumicën parlamentare.

Erdogan ka mundur rivalin e tij më të afërt në raundin e parë, duke fituar më shumë se 50 përqind të votave, tha udhëheqësi i Komitetit Suprem të Zgjedhjeve (YSK), Sadi Guven, pa dhënë shifra të sakta.

Guven tha se 97.7 përqind të votave janë numëruar. Sipas tij votat e mbetura nuk do të ndikojnë në rizgjedhjen e Erdoganit