Grupi i gjakut të njerëzve lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me funksione të caktuara të trupit. E përditshmja dailymail shkruan këtë herë se grupi i gjakut mund të rris rrezikun e goditjes në zemër. Sigurisht, grupi i gjakut është gjenetik, nuk është në dorën e askujt por ata me grup gjaku A, B dhe AB kanë rrezik të jenë më të prekurit. Arsyeja, sipas shkencëtarëve është sepse në këto grupe gjaku, është më i lartë niveli i një proteine koaguluese e cila e pengon gjakun të arrijë në organet jetësore.