“Fëmija im është shumë agresiv”. Kështu ankohen disa herë me shqetësim prindërit. Jo rrallë fajësojnë fëmijët për sjellje të keqe. Por “fajtori” mund të fshihet gjetkë, jo në mendjen e tyre. Shkaqet mund të jenë të shumta e midis të tjerash, duhet dyshuar edhe për anemi.

Te fëmijët pa gjak shohim një agresivitet të dukshëm, sjellje të dëmshme, paaftësi për të kuptuar siç duhet ato që u thuhen dhe një ndjenjë të theksuar dembelizmi.

Që të parandalohen këto tipare sjelljeje dhe shqetësime, rekomandohet që fëmijët të trajtohen me vitaminën e hekurit. Ky parandalim është mirë të bëhet që kur fëmija është 4 muajsh.

Duke patur parasysh rëndësinë e kësaj situate, në shtëpi duhet mbajtur patjetër “vitamina hekuri” e cila i jepet fëmijës derisa bëhet 12 muajsh.

Ndërkaq, vihet re se disa nëna i mundojnë fëmijët që të pijnë qumësht, veprim i cili krijon te fëmijët rrugën e urisë dhe më pas sjell aneminë. Në të tilla raste rekomandohet që, nëse fëmijët nuk e duan qumështin, në vend të tij të jepet kosi.

Nënave u sugjerohet gjithashtu që djemve të tyre, derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, tu japin 1-2 gota me kos çdo ditë. Kurse vajzave, 1-2 gota me qumësht.

Çfarë duhet të kemi parasysh për fëmijët anemikë?

– Duhet të tregoheni të kujdesshëm për veshjen e fëmijëve për t i mbrojtur nga i ftohti

– Kur fëmijët lozin, duhet t’u ndryshojmë kanotierën e djersitur menjëherë.

– Fëmijëve kur u bëjmë banjë, duhet t’u thajmë flokët patjetër.

– Fëmijët nuk duhen lejuar që të lozin në hyrjet e dyerve sepse janë më të ndjeshëm ndaj rrymave.

– Në vend të e ujit të ftohtë, duhet t u jepet ujë me temperaturë normale.

– Fëmijët, për t’i mbrojtur nga anemia, çdo javë duhen ushqyer dy herë me mish.

– Mishi përmban proteina që zhvillojnë muskujt e fëmijëve dhe ndalojnë aneminë

– Anemia pengon zhvillim e fëmijëve.

– Anemia bën që fëmijët të sëmuren më shpesh.