KFOR-i mund të largohet nga Kosova

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është vendim i institucioneve kosovare në përputhje me procedurat kushtetuese.

Megjithatë, KFOR vazhdon ta monitorojë të ardhmën e FSK-së, ka theksuar Cuoci për ‘Novosti’ duke shtuar se në rast se formohet ushtria atëherë Aleancës i mbetet të vendos nëse forcat e KFOR-it do të qëndrojnë në Kosovë.

“Tani për tani NATO nuk ka plane për të ndryshuar ose reduktuar misionin dhe vazhdon t’i kryej detyrat në bazë të Rezolutës 1244. KFOR brenda mandatit mbështet zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të FSK-së. Kjo do të thotë se FSK duhet të jetë e gatshme të përgjigjet në situata kritike dhe të ndihmojë autoritetet në rastet e situatave emergjente”, është shprehur komandanti Cuoci.

Sipas tij, KFOR-i nuk është i detyruar të jetë i pranishëm në çdo kohë në terren por është gjithmonë atje kur është e nevojshme.

Cuoci ka theksuar se prania e KFOR-it është rritur në muajt e fundit në zonat e banuara nga serbët.

SHPËRNDAJE