Ballina Teknologji KIA freskon modelin Sportage, bëhet me dizel të pastër

KIA freskon modelin Sportage, bëhet me dizel të pastër

Prodhuesi i Koresë së Jugut Kia Motors paraqiti në Frankfurt një version të përmirësuar të modelit të saj më popullor në Evropë dhe në botë – Sportage.

Ai është “rifreskuar” si në brendësi ashtu edhe jashtë, me një sërë sistemesh të reja të sigurisë dhe teknologjisë.

Gjithashtu, njësitë e drejtimit janë në përputhje me standardet e reja për emetimet e gazrave të dëmshëm. Kia ka shitur më shumë se 130,000 njësi të Sportage 2017.Kia ka përdorur rifreskimin Sportage për të nisur një veturë të re hibride me EcoDynamic + 2.0-litër R-diesel me një bateri 48V.

Shitja e Sportage të freskuar në Evropë fillon në çerekun e tretë të këtij viti.  Kia deri në vitin 2025 do të lansojë 16 modele me motor të avancuar, përfshirë pesë hibrid, pesë plug-in hibrid, pesë automjete elektrike.