Ballina Teknologji KIA shet mbi 200 mijë vetura për një muaj

KIA shet mbi 200 mijë vetura për një muaj

Gjiganti jugkorean Kia Motors ka shitur 240,028 automjete në mbarë botën në muajin prill, ose 7 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shitjet në Kore muajin e kaluar arritën në 50.004 automjete, një përmirësim prej 14.9 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Veturat më të kërkuara ishin K3, kompakt limo në disa tregje e shitur nën emrin Forte dhe limuzina luksoze K900, e cila nuk shitet në Evropë.