Kanye West dhe Kim Kardashian do të bëhen prindër të fëmijës së tretë që do të vijë përmes një nëne surrogate.

People bën të ditur se gruaja që është angazhuar për ta lindur fëmijën e çiftit të famshëm, është shtatzënë dhe pritet ta lindë foshnjën në muajin janar.

“E gjithë familja është e gëzuar. Kim ka qenë në kërkim të një surrogateje me muaj të tërë, derisa e gjeti kandidaten e përsosur”.

“Duke qenë se ka pasur probleme shëndetësore në të kaluarën, Kim kishte vendosur të angazhojë një agjenci surrogatesh që t’i ndihmonte ta gjejë një grua të shëndoshë që do të ishte një opsion i shkëlqyer surrogat për të dhe Kanyen”.

“Që të dy kanë qenë shumë të përfshirë në këtë proces”, ka deklaruar një burim për revistën People.

36-vjeçarja Kim dhe 40-vjeçari Kanye, të cilët u martuan në maj të vitit 2014, tashmë janë prindër të dy fëmijëve. Vajzës katërvjeçare North dhe djalit 21 muajsh Saint.