Kim Mehmeti – Do e rrëzojmë regjimin e Edi Ramës!(Foto+Video)


Shkrimtari shqiptar Kim Mehmeti ka deklaruar nga çadra e Lirisë në Tiranë se ai është i interesuar për një Shqipëri të fortë dhe me shtet të drejtë, e jo parti të fortë, e shtet të dobët.

“Mirëmbrëma, ju përshëndes të gjithëve dhe mos harroni se para jush keni një shrimtar, nuk është njeri i mitingjeve por jam njeri që më intereson shqiptaria. Para disa ditëve më pyeti një gazetar i huaj se ç’duhet të bëjë Shqipëria për ju. I thash jo diçka të veçantë. Shqipëria duhet të bëjë shtet ku të mbizotërojë ligji, me parlament ku të mos turpërohemi ne. Atëherë kur të flet Tirana do të dridhet Shkupi. Por ata duke ditur kur Shqipëria është e tillë si kopshti i kanabisit”, u shpreh Mehmeti.

Më tej si shoi se Basha i ka ofruar dicka që nuk mund të refuzohet.

“Basha më ofroi dicka që nuk refuzohet: Nga kjo çadër do të fillojë të ndërtohet Shipqëria që duam. Kur më është bërë një ofertë që të vijë në këtë çadër pyeta: A ju inteteson Shiqpëria e fortë, apo parti e fortë? Mua më intereson vetëm Shqipëria e fortë. Vëllezër dhe motra ka dicka që është më e vjetër së Shqipëria dhe Kosova, e ajo është shqiptaria. Shqipëria dhe Kosova nuk do të ekzitonin nëse nuk do të ekzistonte ëndrra për për Shqipëri të Madhe. Duhet ta kuptojnë që të gjithë se kur e ka keq shqiptari i Preshëvës, duhet ta ketë keq e gjithë shqiptaria. Dua që nesër kur të kthehem në Shkup, këtu të fillojë ndërtimi i asaj Shqipërie“, u shpreh Mehmeti. (Shuplaka)