Kim Mehmeti, që veten e ka shpallur si zëdhënës i pakënaqësisë shqiptare , e ndajnë edhe pak ditë të quhet “zëdhënës i këshillit të vdekur”! Dhe, kjo ditë po vjen me hapa të shpejtuar! Çdo ditë që po kalon Kimi i afrohet, afër e më afër, titullit të merituar.

Për lexuesit që nuk kanë dëgjuar për këshillin opozitar, ai fillimisht u quajt “këshill mbipartiak”, por më vonë, pasi e panë se ai nuk ishte i tillë sepse nuk ishin të gjitha as partitë opozitare dhe aq më pak ato të pozitës, BDI dhe PDSH. Pra realisht nuk ishte as edhe “këshill opozitar”! Këshilli i ashtuquajtur “opozitar” numëronte dy parti, Lëvizja BESA dhe PPD. Lëvizja BESA, ende nuk është legjitmuar në zgjedhje, ku do të matet edhe pesha e saj politike. Ndërsa PPD ka “vdekur” si Parti para dy dekada! Ndërsa në zgjedhjet e fundit garoi vetëm në njësinë e 6-të dhe mori gjithësejt 300 vota, që nuk pasqyronin as votat e familjeve të anëtarëve të kryesisë së saj. Prandaj, kur jemi te “këshilli opozitar” ai as që përbën një trup serioz ashtu si e dëshiron “zëdhënësi” i saj, Kim Mehmeti.

Dhe, ajo për çka vendosëm të shkruajmë është guximi i “zëdhënësit të këshillit opozitar”, Kim Mehmeti, për ta qortuar Lëvizjen BESA, se nëse ato bisedojnë me LR PDSH, do e largojnë nga “Këshilli Opozitar”!!! Mos, qeshni, se s’kam përfunduar, kam ende për të thënë…. Kimi vazhdon me kërcnimin ndaj BESËS, duke u thënë se “nuk është Këshilli opozitar anëtar i Lëvizjes BESA, por BESA është anëtare e Këshillit opozitar”! Sa interesant! Tani qeshni sa të doni, sepse qesh edhe unë…! I gjori, ndoshta, në momentin kur e ka thënë, ka harruar se nëse largohet Lëvizja BESA, atëher Kim Mehmeti do të quhet “zëdhënës i këshillit të vdekur opozitar”, sepse i tillë do të mbetet, pasi PPD-ja ishte harruar tash më! /GESH/