“E lexova lajmin trishtues për skandalin më të madh që ka ndodhur në botën e krishterë: për më shumë se 300 priftërinjtë e Pensilvanisë që kanë kryer abuzime seksuale mbi më shumë se një mijë fëmijëve. Dhe më ra në sy edhe ‘triumfalizmi’ me të cilin disa bashkëkombës të mi të Maqedonisë, e më përkatësi fetare myslimane, e shpërndajnë këtë lajmë nëpër rrjetet sociale?! Mbase kështu duan ta theksojnë ‘superioritetin dhe pastërtinë’ tonë fetare?! E në ndërkohë duke harruar se neve shqiptarëve mysliman mbase na mungojnë të akuzuar për pedofili, por jo edhe kriminel që janë në krye të institucioneve fetare. Pra disa nga këta të ‘përulurit’ para Zotit dhe fetarë të devotshëm, shtiren se nuk e dinë për çka publikisht është akuzuar edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni! Ja pra, ne jemi shumë të ndjeshëm për veprimet antifetare dhe antinjerëzore që i bëjnë të ‘tjerët’, por duke qenë të verbër dhe duke e mbuluar turpin tonë! Kështu del se nuk e dimë se vlerat morale të një populli dhe të një shoqërie, nuk vlerësohet nëpërmjet numrit të gjyhnaçarëve që kanë në radhët e veta, por nëpërmjet asaj sa mund të përballen me mëkatet e veta – me pjesën e shëmtuar të fytyrës së vet!” , shkruan shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti.